Problemet financiare dhe situata e vështirë te KF Trepça pritet të shkaktojnë largimin e disa prej futbollistëve kryesorë të afruar gjatë kësaj vere. Mes tyre është edhe Rudolf Turkaj, i cili nuk do të vazhdojë më të jetë pjesë e klubit nga Mitrovica.
Të lidhura
None found

Vendimi vjen në një moment të pazakontë mes aksionerëve, situatë e raportuar edhe një ditë më parë nga “Newsport.al”. Për rrjedhojë, mbrojtësi 31-vjeçar, ish-futbollist i Laçit, rikthehet në treg si lojtar i lirë dhe përbën një mundësi interesante për ekipet e tjera.
Drenica ka shfaqur interes për shërbimet e tij, ndërsa oferta kanë ardhur edhe nga skuadra të Ligës së Parë të Kosovës. Megjithatë, Turkaj, i cili numëron 2 ndeshje me Kombëtaren shqiptare, pritet ta shqyrtojë me qetësi vendimin e ardhshëm.
KF Trepça kishte bërë një seri afrimesh gjatë kësaj merkatoje, duke ndërtuar një skuadër që synonte ngjitjen në elitën e futbollit kosovar, Superligë.
