Interi siguron marrëveshjen për transferimin e Curtis Jones nga Liverpooli

Interi ka gjetur gjuhën e përbashkët me Liverpoolin për transferimin e përhershëm të mesfushorit Curtis Jones, raportojnë disa media.

Futbollisti, i cili është formuar në akademinë e Liverpoolit dhe ka qenë pjesë e klubit anglez për 16 vjet, pritet të kalojë te skuadra italiane për një shumë totale prej 35 milionë eurosh. Kjo shifër përfshin bonuset dhe shtesat, sipas raportimeve të Fabrizio Romanos, Matteo Morettos dhe Gianluca Di Marzios.

Të lidhura

None found

Sipas Di Marzios, dy klubet po vijojnë komunikimet e vazhdueshme, ndërsa finalizimi i elementeve të fundit të marrëveshjes pritet të ndodhë së shpejti.

Interi e ka ndjekur Jonesin prej disa muajsh dhe interesi i zikaltrëve për mesfushorin ishte shfaqur edhe gjatë merkatos së dimrit.

Kontrata e Jonesit me Liverpoolin ka hyrë në 12 muajt e fundit. Nëse nuk do të rinovonte, ai do të kishte mundësinë të largohej nga “Anfield” si lojtar i lirë verën e ardhshme.

Raportimet e mëparshme të publikuara të mërkurën bënin të ditur se Interi ishte gati të paguante 30 milionë euro për të, por marrëveshja duket se është mbyllur me një paketë prej 35 milionë eurosh, ku përfshihen të gjitha bonuset dhe shtesat.

Te Interi, Jones pritet të bëhet pjesë e një reparti mesfushor ku aktualisht luajnë Nicolo Barella, Hakan Calhanoglu, Petar Sucic, Piotr Zielinski, Aleksandar Stankovic, Henrikh Mkhitaryan dhe Andy Diouf.


Shtuar 19.08.2026 14:52

ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomultrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişcasinofast girişjojobetjojobetjojobetcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbethitbethitbetjojobetmatbet