Peci: Mitrovica në zi pas humbjes së dy të rinjve në aksidentin tragjik të Smrekonicës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet Xhemajli dhe Zejnullahu, të cilat po përjetojnë dhimbjen e madhe pas ndarjes nga jeta të djemve të tyre në një aksident fatal në Smrekonicë të Vushtrrisë.

Të lidhura

None found

Në një reagim publik, Peci theksoi se qyteti i Mitrovicës sot është i veshur me rrobat e zisë.

“Jam thellësisht i tronditur dhe i pikëlluar nga ngjarja tragjike e sotme, e cila mori jetën e dy djemve të rinj të komunës sonë. Ngushëllimet më të ndjera për familjet Xhemajli dhe Zejnullahu për humbjen e më të dashurve të tyre, Qëndrimit dhe Rinorit. Kjo tragjedi nuk është vetëm një plagë për familjet dhe të afërmit, por për të gjithë qytetin tonë,” shkroi ai.

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit, rreth orës 3:00, kur Qëndrimi dhe Rinori po udhëtonin në segmentin rrugor Mitrovicë-Prishtinë dhe u përplasën fatalisht.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës thuhet se nga hetimet fillestare, në incident ishte përfshirë një automjet me dy persona, drejtuesin dhe pasagjerin. Viktimat u transportuan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por pavarësisht përpjekjeve të stafit shëndetësor, mjekët konfirmuan vdekjen e tyre.

Me vendim të prokurorit të rastit, trupat e dy të rinjve, të moshës 22 dhe 24 vjeç, janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’iu nënshtruar obduksionit.

Aktualisht, ekipet hetimore po vijojnë punën për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik.


Shtuar 19.08.2026 10:34

ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomsetrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişcasinofast girişjojobetjojobetjojobetcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbethitbethitbetjojobet