QMK: 37 zjarre të raportuara në hapësira të hapura gjatë 24 orëve, tre ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 37 zjarre në hapësira të hapura. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), tre prej tyre vazhdojnë të jenë aktive, një tjetër është vënë nën kontroll, ndërsa zjarret e mbetura janë shuar.

Të lidhura

None found

Një nga vatrat aktive ndodhet në Komunën e Studeniçanit, në zonën mes fshatrave Moranë, Vërtekicë dhe Gaber, ku po digjet pyll i përzier. Në Komunën e Makedonski Brodit, zjarri ka përfshirë bimësi të ulët, pyll të ulët dhe shkurre në vendin e njohur si “Vidush”, si dhe pranë fshatrave Dragov Dol dhe Lokvicë.

Vatra e tretë aktive është lokalizuar në territorin e Komunës së Prilepit, në afërsi të fshatit Çanishte.

“Zjarri ka dy drejtime – njëri drejt fshatit Zoviq, ndërsa tjetri drejt fshatit Krushevicë. Është djegur bimësi e ulët”, sqaruan nga QMK. Ndërkohë, zjarri në deponinë e Dellçevës, sipas të dhënave të fundit deri në orën 07:30, është nën kontroll.

Mes zjarreve të shuar, dy janë regjistruar në territorin e Gjorçe Petrovit, dy në zonën e Sarajit dhe dy në Shtip. Nga tre zjarre janë shuar në Dolnen, Kërçovë dhe Gostivar, ndërsa nga një në Aerodrom, Haraçinë, Mogillë, Novaci, Radovish, Strumicë dhe Çashkë. Një tjetër zjarr ka prekur territorin e Velesit dhe Zelenikovës.

Ndërhyrje të zjarrfikësve ka pasur edhe në Vinicë, Koçan, Likovë, Kratovë, Staro Nagoriçan, Rankovcë, Bërvenicë, Tetovë dhe Jegunovcë.

Pyll i përzier është djegur gjithashtu në komunat e Jegunovcës dhe Sarajit. Fillimisht, zjarri shpërtheu në territorin e fshatrave Kopancë dhe Tudencë, në Komunën e Jegunovcës, dhe më pas u përhap në drejtim të fshatit Bojanë, në Komunën e Sarajit.


ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomsetrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişcasinofast girişjojobetjojobetjojobetcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbethitbethitbetjojobet