Barcelona shqyrton shtatë alternativa për përforcimin e sulmit, nga Lautaro te Gyokeres

Barcelona po përgatit një përforcim në qendër të sulmit për merkaton e kësaj vere, ndërsa drejtuesit katalanas kanë hartuar një listë me shtatë emra.

Të lidhura

None found

Klubi po kërkon një sulmues që do ta plotësonte skuadrën e Hansi Flickut pas largimeve të Robert Leëandoëskit dhe Ferran Torresit. Kjo listë është bërë aktive pasi Atletico Madridi refuzoi të hapte negociatat për Julian Alvarez.

Një nga kandidatët është Lautaro Martinez, kapiteni sulmues i Interit dhe pjesë e rëndësishme e projektit të Cristian Chivut. Megjithatë, mundësia që ai të largohet nga Italia vlerësohet thuajse e pamundur.

Emri tjetër në vëmendjen e Barcelonës është Viktor Gyokeres. Sulmuesi i Arsenalit u transferua te klubi londinez verën e kaluar dhe së fundmi festoi fitimin e Ligës Premier.

Si një prej alternativave kryesore për repartin ofensiv po konsiderohet edhe Luis Suarez. Për sulmuesin kolumbian të Sporting Lisbonës, klubi portugez kërkon një shumë prej 80 milionë eurosh.

Drejtuesit katalanas po vlerësojnë njëkohësisht edhe mundësinë e transferimit të Gabriel Jesus nga Arsenali ose Nicolas Jackson nga Chelsea. Të dy klubet angleze janë të gatshme t’i lënë lojtarët të largohen përpara përfundimit të afatit kalimtar të verës.

Për një rol alternativ në skemën e Flickut, Barcelona vazhdon të ndjekë edhe Georges Mikautadzen, sulmuesin që aktivizohet te Villarreali.

Emri i shtatë në listën e klubit është Nicolo Tresoldi, sulmuesi gjerman i Club Brugge.

Shkathtësia e Tresoldit do t’i jepte stafit teknik një zgjidhje më të përballueshme financiarisht për ta kompletuar skuadrën e Hansi Flickut para 1 shtatorit.


ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomsetrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişcasinofast girişjojobetjojobetjojobetcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbethitbethitbetjojobet