Gjermania premton riparimin e mbulesës së dëmtuar të reaktorit të Çernobilit pas sulmit rus

Gjatë qëndrimit në Kiev, ministri gjerman i Mjedisit, Carsten Schneider, deklaroi se Gjermania do të mbështesë Ukrainën në rikonstruksionin e strukturës mbrojtëse mbi reaktorin nr. 4 të centralit bërthamor të Çernobilit, e cila u dëmtua.

Të lidhura

None found

Schneider theksoi se Berlini do të vijojë të qëndrojë në krah të Ukrainës. Në kuadër të vizitës së tij, ai pritet të vizitojë edhe zonën e përjashtimit pranë centralit, vendi ku në vitin 1986 ndodhi një nga katastrofat më të rënda bërthamore në histori.

Mbulesa e madhe prej çeliku, e projektuar për të izoluar reaktorin e shkatërruar, u godit nga një dron gjatë luftës ruso-ukrainase. Sulmi rus me dron, i kryer në vitin 2025, shkaktoi dëmtime në strukturën që mbulon reaktorin nr. 4.

“Mbulesa mbrojtëse e dëmtuar mbi reaktorin duhet të riparohet”, deklaroi Schneider.

Ekspertët vlerësojnë se struktura prej çeliku nuk e garanton më plotësisht funksionin e saj mbrojtës. Shpenzimet për riparimin e saj llogariten në rreth 580 milionë dollarë.

Ministri gjerman paralajmëroi se ndërhyrja do të jetë shumë e ndërlikuar dhe do të kërkojë bashkëpunim nga komuniteti ndërkombëtar. “Një proces ka filluar tashmë, në të cilin janë të përfshira vendet e G7”, tha ai.

Ai deklaroi gjithashtu se Gjermania do të vazhdojë ta ndihmojë Ukrainën në përpjekjet e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Schneider mbërriti në Kiev së bashku me një delegacion biznesmenësh që shfaqin interes për investime në Ukrainë.

“Kjo është veçanërisht e rëndësishme në këtë kohë”, u shpreh ministri, duke nënvizuar se korriku ishte ndër muajt më të vështirë për civilët ukrainas që prej nisjes së luftës me Rusinë. Gjatë këtij muaji u regjistrua numri më i lartë i viktimave civile që nga maji i vitit 2022.


Shtuar 18.08.2026 19:40

grandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomsetrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomroyalbetsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibommarsbahis