Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në bulevardin “Ismail Qemali”, në zonën e Aleksandrisë në Vlorë.
Si pasojë e përplasjes mes dy skuterëve, kanë mbetur të lënduar të dy drejtuesit e mjeteve.
Të lidhura
None found
Dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.
Deri tani, nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të të lënduarve.
