Një javë nga tërmeti shkatërrues në Kolumbi, bilanci arrin në 289 viktima dhe 9.57 miliardë dollarë dëme

Një vlerësim fillestar e çon në rreth 9.57 miliardë dollarë koston e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti me magnitudë 7.4, i cili goditi pjesën perëndimore të Kolumbisë më 10 gusht. Shifra u bë publike të martën nga Presidenti kolumbian, Abelardo de la Esprija.

Të lidhura

None found

Pasojat e lëkundjeve janë ndier në një të tretën e territorit të vendit. Zonat më të goditura përfshijnë qytetet përgjatë bregdetit të Paqësorit dhe rajonin e njohur për kultivimin e kafesë, ku mijëra shtëpi, pallate banimi, shkolla dhe spitale janë dëmtuar ose janë shembur.

Sipas Presidentit De la Esprija, përllogaritja është realizuar nga një kompani private dhe nuk përbën një shifër përfundimtare. Autoritetet vazhdojnë të grumbullojnë informacion nga zonat e prekura, ndaj vlera e dëmeve pritet të ndryshojë.

“Imagjinoni shkallën e shkatërrimit. Kjo është një shifër paraprake që do të ndryshojë ndërsa marrim më shumë informacion dhe ndërsa situata bëhet më e qartë në secilin rajon”, deklaroi ai.

Një javë pas katastrofës, skuadrat e emergjencës vijojnë largimin e rrënojave, por mundësitë për të gjetur persona ende gjallë po zvogëlohen. Bilanci i fundit raporton 289 të vdekur, 4,187 të plagosur dhe 143 persona që rezultojnë të zhdukur.

Kjo fatkeqësi është sprova e parë e madhe për qeverinë e djathtë të De la Esprijës. Ai e mori detyrën më 7 gusht, vetëm tri ditë para se të ndodhte tërmeti.

Kreu i shtetit bëri të ditur se ministrit të Strehimit i është besuar zbatimi i një “Plani të Mrekullueshëm të Rindërtimit”. Nisma do të realizohet në bashkëpunim me kompanitë e ndërtimit dhe të sigurimeve, institucionet financiare, guvernatorët dhe kryetarët e bashkive.

Për përballimin e pasojave dhe mbështetjen e rindërtimit, Kolumbia ka siguruar ndihmë nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe organizata ndërkombëtare, mes të cilave edhe Banka Botërore.


Shtuar 18.08.2026 16:40

jojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomsetrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomroyalbetsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibom