Zeqirja Ibrahimi pyet Ali Ahmetin: Nëse e pengove ndarjen, përse u zhvillua lufta e vitit 2001?

Debatit të ditëve të fundit mbi ekzistencën e një dokumenti për ndarjen e Maqedonisë gjatë luftës së vitit 2001, të cilin e nisi Ali Ahmeti, i është bashkuar me një reagim edhe ish-deputeti dhe ish-kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, transmeton InfoShqip.

Të lidhura

None found

Në reagimin e tij të plotë, Ibrahimi thotë se rikthimi i pretendimeve se në vitin 2001 ishte diskutuar mundësia e ndarjes së Maqedonisë hap një çështje që, sipas tij, duhet të debatohet.

Ai propozon të merret si i mirëqenë pohimi se përfaqësuesi i atëhershëm politik i UÇK-së e kishte refuzuar ndarjen e Maqedonisë së Veriut. Sipas Ibrahimit, nëse kjo është e vërtetë, ashtu siç ka deklaruar vetë ai, atëherë rezulton se është braktisur, me vullnet ose nën ndonjë trysni, qëndrimi fillestar për ndarjen e Maqedonisë, i paraqitur në komunikatat e para të UÇK-së. Mundësia tjetër, vijon ai, është që ato deklarime të jenë përdorur vetëm si karrem për nisjen e luftës dhe për t’u pozicionuar më pas në politikë.

Ibrahimi ngre gjithashtu pyetjen nëse ia vlejti e gjithë ajo luftë, bashkë me viktimat dhe dëmet njerëzore e materiale, për të kaluar në fund nga statusi i “pakicës etnike”, siç ishin shqiptarët më 1991, në atë të “bashkësisë etnike” më 2001, ndërsa nga “gjuha e pakicës” te formulimi “gjuha që e flasin 20 % popullatës e që nuk është e njëjtë si maqedonishtja”. Sipas tij, një tkurrje kaq e madhe e objektivave duhet të shpjegohet.

Në përfundim, ai shtron atë që e cilëson si çështjen më të rëndësishme: nëse në agjendë nuk kanë qenë as ndarja, as federalizimi, as kantonizimi dhe madje as një formë e organizimit të brendshëm të komunave shqiptare, si ajo që kërkojnë serbët në Kosovë, atëherë cili ishte vizioni për Maqedoninë i personit që e zhvilloi luftën?


Shtuar 18.08.2026 16:38

jojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomsetrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomroyalbetsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibom