Faton Peci kundërshton Përparim Ramën: “Mos fol në emër të Mitrovicës

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar ndaj qëndrimeve të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, lidhur me protestën që kryetarët e komunave kanë paralajmëruar kundër Qeverisë Kurti.

Të lidhura

None found

Peci ka deklaruar se Rama nuk ka të drejtë të përfaqësojë as atë dhe as Mitrovicën, ndërsa e ka akuzuar atë se po përpiqet të paraqitet si udhëheqës i opozitës.

“JO në emrin tim dhe të Mitrovicës, Përparim!”, ka shkruar Peci.

Ai ka hedhur poshtë gjithashtu pretendimet për një dëm prej qindra milionë eurosh ndaj komunave. Sipas Pecit, në lidhje me këtë çështje nuk është thirrur askush për intervistim apo për të dhënë sqarime.

“E kuptoj tendencën tënde për të luajtur rolin e liderit opozitar karshi Qeverisë, por nuk kam mirëkuptim karshi tendencës të flasësh në emër të të gjithë kryetarëve të komunave, e aq më pak të Mitrovicës”, ka deklaruar ai.

Peci ka shtuar se dëmtimi i interesit publik dhe qytetar, si edhe i bashkëpunimit ndërinstitucional, vjen nga përpjekja e disa komunave për t’iu kundërvënë Qeverisë.

“Ata që i paskan shkaktuar 334 milionë euro dëm (nëse po flisni për kontratën kolektive) i ke në tavolinë, po ti s’e di kontekstin institucional dhe politik në vend, dhe për këtë dëm prej qindra milionë eurosh askush nuk është ftuar as në intervistim, as për të dhënë shpjegim”, ka shkruar Peci.


Shtuar 18.08.2026 14:45

jojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomholiganbetsetrabetjojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomroyalbetsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibom