Limaj: Deklarata e Trendafilovës tregon ndikimin e parë të ligjit të ri për Dhomat Specializuara

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, e ka vlerësuar si zhvillim pozitiv deklaratën e kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, pas miratimit të ligjit të ri nga Kuvendi i Kosovës.

Të lidhura

None found

Gjatë një interviste në emisionin “FIVE” në Dukagjin, Limaj deklaroi se reagimi i saj lidhet me veprimet konkrete të ndërmarra nga Kosova. Sipas tij, fakti që Trendafilova doli publikisht për të dhënë sqarime përbën shenjën e parë se ligji ka nisur të japë efekt.

Ai tha se kryetarja e Dhomave të Specializuara nuk e ka komentuar drejtpërdrejt përmbajtjen e ligjit të ri, por është ndalur te baza ligjore mbi të cilën vepron ky institucion.

Limaj theksoi se Trendafilova nuk ka kompetencë të komentojë ose të interpretojë ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës. Ai vlerësoi se në deklaratën e saj ajo është treguar e kujdesshme, pikërisht për shkak të këtyre kufizimeve.

“Së pari besoj që ky reagim vjen si pasojë e veprimeve konkrete të Kosovës, Ligjit, nuk duhet të kishin një reagim të tillë siç s’kanë pasur tash e gjashtë vite, efektet e para dhe shenjat e para të efektit të ligjit është detyrimi i zonjës Trandafilova për të dalë me dhënë këtë sqarim e prononcim dhe kjo është shenja e parë e efektit të ligjit”, u shpreh Limaj.

Ai shtoi se Trendafilova nuk ka komentuar ligjin e miratuar, por ka shpjeguar bazën ligjore mbi të cilën funksionojnë Dhomat e Specializuara. Sipas Limajt, ajo e di se nuk ka të drejtë të interpretojë ligjet e Kosovës dhe aktet e nxjerra nga Kuvendi.

“Për mua është një hap pozitiv vetë detyrimi i saj me dalë me i dhanë disa sqarime pavarësisht çka tha tregon efektet e para të ligjit sepse këta tash e sa vite i ka shoqëruar arroganca, moskomunikimi e mos transparenca siç e dini edhe ju – këta e kanë parë të nevojshme me fol nëpër zyre e jo me ju drejtua qytetarëve të Kosovës në emër të të cilëve gjykojnë e punojnë”, deklaroi kreu i NISMA-s.


Shtuar më 20.10.2026 17:44

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş