Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil/ Sokrat Vata hesht para hetuesve, dëshmitë zbulojnë sherrin e madh në lokal

Sokrat Vata, 29 vjeçari i arrestuar për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, është marrë në pyetje nga grupi hetimor, por ka refuzuar të flasë dhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë për ngjarjen.

Gjatë hetimeve janë pyetur edhe dy shtetas turq, të cilët ndodheshin me Vatën kur ai po tentonte të largohej. Përpara përkthyesve, ata kanë deklaruar se ishin klientë të rregullt të lokalit “Principotes” dhe se 29 vjeçarin e paguanin për shërbime si bodigard dhe shoqërues personal.

Të lidhura

None found

Sipas dëshmive të tyre, ata e kishin marrë Vatën në automjet vetëm për shkak të lidhjes shoqërore që kishin krijuar me të.

Ndërkohë, hetuesit kanë marrë në pyetje edhe miqtë e viktimës, të cilët kanë dhënë versionin e tyre për mënyrën se si nisi përplasja. Ata kanë deklaruar se konflikti mund të ketë filluar pas ngacmimit të një vajze brenda ambienteve të lokalit.

Situata më pas është përshkallëzuar, duke përfshirë disa persona që janë përleshur me njëri-tjetrin. Në përpjekje për ta ndalur përplasjen kanë ndërhyrë edhe rojet e sigurisë.

Turisti 20 vjeçar nga Portugalia, sipas dëshmive, kishte ndërhyrë për të ndarë personat e përfshirë në sherr, por më pas është goditur dhe ka humbur jetën.


Shtuar 18.08.2026 14:48

jojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomholiganbetsetrabetjojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomroyalbetsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibom