Partizani nis Superioren ndaj Teutës, Florin Bratu mobilizon tifozët e kuq para debutimit në stol

Florin Bratu është përqendruar tashmë te sfida me Teutën. Në nisje të sezonit të ri të Superiores, trajneri i ri i Partizanit do të debutojë në një përballje të vështirë, por me energjinë e nevojshme për ta filluar pozitivisht kampionatin.

Pak minuta më parë, tekniku rumun u kujdes të mbante të angazhuar mbështetësit e kuq me një postim në llogarinë e tij në Instagram, ku publikoi momente nga stërvitjet me skuadrën.

Të lidhura

None found

Edhe këtë herë, njësoj si në publikimet e mëparshme, në përshkrim dominon emri “FK Partizani Tirana”, ndërsa Bratu shkruan për FK Partizani Tirana dhe ngjyrat e kuqe.

Prova e parë e vërtetë për Bratun po afron. Përballja me Teutën e Edlir Tetovës pritet të tregojë më qartë punën e kryer gjatë fazës përgatitore. Një rezultat pozitiv në start do t’u jepte një shtysë tjetër të kuqve, të cilët synojnë të lënë pas sezonin e dështuar dhe hyjnë me ambicien për të luftuar për titullin kampion, bindje të cilën trajneri e ka shprehur edhe në prononcimet e mëparshme.


Shtuar 17.08.2026 11:16

holiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetJojobetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişultrabetcasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomonwin giriş