Juventusi zgjedh Vicario-n, marrëveshja me portierin italian është arritur

Guglielmo Vicario pritet të jetë gardiani i portës së Juventusit në sezonin e ardhshëm, pasi klubi bardhezi duket se ka zgjidhur përfundimisht çështjen e portierit.

Të lidhura

None found

Drejtuesit torinezë e zhvendosën vëmendjen te italiani i Tottenhamit pasi përpjekja e bërë pasditen e së dielës për Emiliano Martinez nuk dha rezultatin e dëshiruar.

Raportimet më të fundit bëjnë të ditur se Juventusi dhe Vicario kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kushtet personale. Paralelisht, bisedimet me Tottenhamin kanë bërë hapa të rëndësishëm drejt përmbylljes së transferimit.

Më parë, bardhezinjtë kishin synuar Emiliano Martinez, veçanërisht pasi Aston Villa siguroi marrëveshjen për transferimin e Zion Suzuki.

Për portierin e Aston Villas, Juventusi ofroi gjithsej 10 milionë euro: 7 milionë euro tarifë fikse dhe 3 milionë euro të tjera në bonuse.

Aston Villa nuk u bind nga kjo ofertë, ndaj drejtuesit e klubit italian hoqën dorë nga kjo pistë dhe nisën të punonin për një alternativë tjetër.

Në këto rrethana, Vicario është vendosur në krye të listës së objektivave. Cristiano Giuntoli, Massara dhe Ottolini po punojnë për ta përfunduar sa më shpejt marrëveshjen me Tottenhamin.

Italiani iu bashkua klubit londinez në vitin 2023, ndërsa tani mund të kthehet në Serie A si portieri i ri i Juventusit.

Diskutimet ndërmjet dy klubeve kanë hyrë në një etapë të avancuar. Në mungesë të ndonjë pengese në minutat e fundit, kalimi i Vicarios në Torino pritet të zyrtarizohet së shpejti.


holiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetJojobetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişacasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet