Flakët kanë përfshirë një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë, duke shkaktuar panik mes pushuesve që gjendeshin në ambientet e tij.
Të lidhura
None found
Një pushues me origjinë nga Kosova ka përshkruar çastet e frikshme të përjetuara gjatë zjarrit.
“U hodha nga kati i dytë, kishte edhe familje të tjera që u hodhën”, ka rrëfyer ai për situatën e krijuar brenda hotelit.
Policia dhe shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje pas përhapjes së flakëve dhe arritën ta lokalizonin zjarrin.
Nga kjo ngjarje, 7 persona u transportuan në spital, ndërsa 3 prej tyre u dërguan në Tiranë për të marrë ndihmë më të specializuar.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rënies së zjarrit.
