Ardian Gjini i kthen përgjigje negative ftesës së Albulena Haxhiut për takim

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka refuzuar ftesën e kryeparlamentares Albulena Haxhiu për një takim me partitë politike, duke parashtruar qëndrimin e tij për krizën e tanishme politike dhe institucionale.

Të lidhura

None found

Përmes një komunikate drejtuar Haxhiut, Gjini theksoi se ajo nuk mban postin e presidentes së zgjedhur të vendit dhe për këtë arsye nuk ka autoritet të veprojë si faktor bashkues i forcave politike.

Në letrën e tij, lideri i Aleancës akuzon Haxhiun dhe kryeministrin Albin Kurti se po përdorin takimin si pretekst për të justifikuar një vendim të marrë më parë për të quar shtetin drejt zgjedhjeve të reja, këtë radhë në një situatë kaosi institucional.

Sipas Gjinit, synimi i vërtetë i këtyre takimeve është të zgjasin bllokadën aktuale deri në një datë që u leverdis atyre për mbajtjen e votimeve.

Ai shtoi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka kuptuar këtë lojë dhe nuk do të shërbejë si alibi për të. Nëse mazhoranca do me të vërtetë votat dhe kuorumin, atëherë i keni gjashtë pikat që ka propozuar Aleanca, përfundoi Gjini në letrën e tij.


Shtuar 15.08.2026 14:20

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomasyabahis girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom