I dyshuar për spiunazh, eksperti i sigurisë flet për rrezikun e Fehim Salit

Fehim Sali u vu në pranga të enjten në vendkalimin kufitar të Merdarit, në Podujevë, nën akuzën e veprës penale “Spiunazh”.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, ndalimi i tij u ekzekutua me autorizim të këtij institucioni nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda.

Arrestimi i Salit, me origjinë nga Dragashi, ishte pjesë e një aksioni të koordinuar mes organeve të sigurisë dhe atyre të drejtësisë.

Raportohet se Sali dyshohet të ketë mbajtur lidhje të rregullta për një kohë të gjatë me shërbimin inteligjent serb (BIA), referuar burimeve të Radio Televizionit të Kosovës.

Ai ushtron profesionin e mësuesit në institucionin arsimor serb “9 Maji” në fshatin Rapçë të Dragashit dhe më parë ka shërbyer si pjesëtar i Këshillit Konsultativ për Komunitete pranë Presidencës së Kosovës.

Të njëjtat burime tregojnë se Sali hetohet edhe për ndërmjetësime në problemet e pronave dhe dokumentacionit serb, si dhe për mbledhje votash në favor të mbështetësve të Aleksandar Vuçiqit, presidentit të Serbisë.

Të premten, Gjykata Themelore në Prishtinë, përmes Departamentit Special, mbajti seancën dëgjimore dhe vendosi të miratojë kërkesën e Prokurorisë Speciale për masën e sigurisë. Ndaj të pandehurit Sali u caktua paraburgim.

“Gjyqtari i procedurës paraprake caktoi për të pandehurin F.S. paraburgimin prej një (1) muaji, me fillim nga dita e arrestimit, 13 gusht 2026, dhe përfundon më 13 shtator 2026”, bëri të ditur gjykata.

Lidhur me këtë rast ka folur për “Bota sot” eksperti i çështjeve të sigurisë, Arben Dashevci. Ai theksoi se individë të tillë janë të rrezikshëm dhe si të tillë edhe trajtohen.

Image

Dashevci e përshkruan spiunazhin si një vepër penale tejet serioze dhe komplekse, që kërkon një hetim të thelluar.

“Ky është një tjetër sukses i strukturave tona të sigurisë përballë kësaj veprimtarie jashtëzakonisht të dëmshme, që godet sigurinë tonë kombëtare. Këta janë njerëz të rrezikshëm dhe cilësohen si të tillë, por meqë kemi institucione të plota, të arsimuara, profesioniste dhe kompetente, atëherë burgu është i vetmi vend për këta keqbërës. Spiunazhi është vepër penale e rëndë dhe e ndërlikuar, prandaj nevojitet një hetim i hollësishëm. Cilido që cenon dhe përpiqet të dëmtojë sigurinë kombëtare do të ketë fatin e shumë rasteve të mëparshme, pasi janë arrestuar edhe 6 persona më herët”, u shpreh ai.

Ai vlerësoi punën e organeve të sigurisë, duke nënvizuar se përtej këtij rasti mund të shfaqen implikime më të gjera për sigurinë e shtetit.

“Institucionet tona të sigurisë po kryejnë një punë të shkëlqyer dhe me këtë angazhim të palodhur mbrojnë drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të Kosovës. Duke përmendur rrezikun e arratisjes, të ndërhyrjes në prova e dëshmitarë, si dhe të përsëritjes ose vazhdimit të veprës penale, gjykata tregon shkallën e lartë të rrezikut dhe natyrën e hetimeve në vijim, duke qenë se vepra është e rëndë dhe sensitive. Ky rast mund të sjellë edhe pasoja më të mëdha për sigurinë kombëtare të vendit”, shtoi eksperti.

Në përmbyllje, Dashevci e konsideroi rastin si thelbësor për fushën e kundërzbulimit dhe mbrojtjes. “Mendoj se ky rast është tejet i rëndësishëm për kundërzbulimin dhe mbrojtjen e institucioneve tona nga persona që veprojnë në të mirë të shërbimeve armiqësore kundër vendit tonë, duke dëmtuar, cenuar dhe rrezikuar sigurinë tonë kombëtare me veprimtarinë e tyre”, deklaroi ai.


Shtuar 15.08.2026 14:09

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombabilbet girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom