Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Skender Llugiqit, i cili dyshohet se kërkoi pushkatimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Të lidhura
None found
Ndaj Llugiqit rëndojnë dyshimet për veprat penale “Kanosja” dhe “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
Në argumentimin e vendimit, Gjykata vlerësoi se mbajtja e tij në paraburgim është masa e përshtatshme, pasi lirimi i të pandehurit do të krijonte rrezik real që ai të arratisej për t’iu shmangur dhe fshehur përgjegjësisë penale. Sipas arsyetimit, kjo do ta bënte Llugiqin të paarritshëm për organet e drejtësisë, do të pamundësonte garantimin e pranisë së tij dhe do të pengonte zhvillimin normal dhe efikas të procedurës penale.
Thirrjen për pushkatimin e Haradinajt, Llugiqi e bëri në sallën e Kuvendit të Kosovës, gjatë aktivitetit “Bashkatdhetarët në Kuvend”.
