Në Durrës, në zonën e Vllogës dhe jo vetëm, Bashkia ka riparuar vijat e bardha. Por ndryshe nga herët e tjera, mbi to janë shkruar poezi.
“Që ti të vije kaq e bukur,
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egër kllmë zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht”,
shkruhet në një prej poezive në rrugët e qytetit.
“Disa vargje nga poezi të kolosëve të letërsisë shqipe të shkruara në vijat e bardha të rrugëve kryesore të Durrësit janë jo vetëm imazh estetik arti, por dhe një mënyrë e re komunikimi që jep një mesazh të caktuar sidomos për të rinjtë.
Ky dizajn urban që kemi realizuar dhe që është një risi, i sjell në kujtesë njerëzve librin, e po kështu ky art urban është një mjet që miqëson më shumë qytetarët dhe pushuesit e shumtë me qytetin”, shkruan Bashkia në një postim në Facebook.
Ndërkohë njerëzit nuk e kanë pritur mirë këtë, duke thënë që poezitë mbi vija të bardha mund të bëhen burim aksidenti, pasi njerëzit mbund të ndalojnë mbi to duke i lexuar./albeu.com