Prokuroria kërkon paraburgim për Fehim Salin dhe shpalos dyshimet për spiunazh

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës i është drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë me kërkesë që Fehim Salit t’i caktohet masa e paraburgimit. Ai u arrestua dje nën dyshimin për spiunazh.

Të lidhura

None found

Në dokumentin e paraqitur për caktimin e kësaj mase thuhet se Sali është shtetas i Kosovës, me kombësi serbe, ndërsa posedon gjithashtu shtetësi të Serbisë.

PSRK-ja pretendon se ekziston dyshimi i bazuar që Sali, me dashje dhe për përfitim material, ishte rekrutuar nga Shërbimi Inteligjent i Republikës së Serbisë, i njohur si BIA. Sipas Prokurorisë, ai e kishte ndihmuar vazhdimisht këtë shërbim të huaj, duke zbatuar urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarit të lartë të BIA-s, Zhelimir Matoviç, i njohur me nofkën “Zheljko”.

Në kërkesë pretendohet se Sali kishte përcjellë të dhëna për zhvillimet politike në Kosovë dhe kishte identifikuar zyrtarë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), duke i fotografuar ata. Ai dyshohet se kishte dhënë edhe informacione për persona që i përkasin sektit vehabi dhe për individë të tjerë, të cilët më pas ia kishte propozuar zyrtarit të BIA-s si objektiva të mundshëm për kontaktim dhe rekrutim.

Sali dyshohet gjithashtu për veprime të tjera që bien ndesh me interesat shtetërore të Republikës së Kosovës dhe që cenojnë e dëmtojnë rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare të vendit.

Prokuroria Speciale, në kërkesën dërguar Gjykatës Themelore, vlerëson se me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Spiunazhi”, të përcaktuar në nenin 124, paragrafi 3 të KPRK-së.


Shtuar 14.08.2026 11:23

matbetJojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombaymavi girişHoliganbetGrandpashabetJojobetJojobetCasibom Girişholiganbet