Avdullah Hoti, ish-kryeministër i Kosovës, ka reaguar ndaj zhvillimeve institucionale në vend, duke theksuar se respektimi i kushtetutshmërisë qëndron mbi çdo interes elektoral.
Të lidhura
None found
Në një postim në Facebook, Hoti ka pretenduar se partia e parë në zgjedhje ka shkelur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi ka penguar konstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore.
Ai ka deklaruar se çdo hap i ndërmarrë pas skadimit të këtij afati bie ndesh me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Pamundësimi i qëllimshëm i konstituimit të Kuvendit, i nxitur nga interesa elektorale, nuk mund të kalojë pa reagim”, ka thënë Hoti.
