Konferenca për media e ushtrueses së detyrës së Presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u ndërpre në hollin e Kuvendit pasi pranë saj dolën deputetë të PDK-së dhe AAK-së, të cilët kërkonin që seanca konstituive të vazhdonte.
Të lidhura
None found
Duke thënë se prania e deputetëve po e bënte të pamundur zhvillimin e konferencës, Haxhiu iu drejtua deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.
“Ah, paska planifiku PDK-ja me mbajtë konferencë. Hajdeni. Vazhdoni”, deklaroi Haxhiu.
Para se të largohej nga foltorja, ajo vijoi: “Në momentin kur PDK-ja na e bën të mundur, na lejon të mbajmë konferencë, dal”.
Ndërsa Haxhiu po largohej, deputetët e PDK-së i bënë thirrje të thërriste seancën, duke i thënë: “Thirre seancën” dhe “Mos ik”.
