Vijojnë të rriten shifrat e infektimeve në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike informon se sot, nga 2.849 testime, 100 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 3 qytetarë, ndersa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.660.
Në total numri i rasteve aktive ne Kosove është 539.
Më herët gjatë kësaj jave, zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike bënë të ditur se rreth 90 për qind e rasteve të infektimit me koronavirus janë të lidhura me variantin Delta.