Njohja si pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s luan një rol të rëndësishëm në promovimin ndërkombëtar të Ohrit dhe Strugës. Sipas profesorit universitar Sasho Korunovski, këto dy qytete njihen globalisht për ndërthurjen e liqenit, natyrës, historisë dhe qytetit të vjetër të Ohrit. Ai thekson se statusi i UNESCO-s i shton destinacionit prestigj dhe besueshmëri, ndërsa për turistët e huaj ky status përbën një brend të rëndësishëm.
Të lidhura
None found
“Ohri meriton shumë më shumë nga ajo që ne sot e japim, sepse deklarata që Ohri për shkak të trashëgimisë kulturore dhe natyrore nuk sjellë turistë është totalisht gabim, përkundrazi sepse Ohri është top destinacion pikërisht për shkak të Trashëgimisë kulturore dhe natyrore kryesisht tek turistët e huaj por edhe tek turistët vendas”, u shpreh Sasho Korunovski – profesor universitar.
Kryetari i Komunës së Ohrit, Kirill Pecakov, vlerëson se janë shënuar hapa përpara në përmbushjen e kushteve të UNESCO-s dhe në ruajtjen e statusit të rajonit.
“Ka lëvizje dhe mes punëve që lëvizje është edhe ajo dhe janë evidentuar në vetë raportin, kur flasim për raportin ajo qe është e rëndësishme për ata në shumë pika më parë kanë qenë të parëndësishme ndërsa tani në tre ose katër pika e notojnë punën mes Maqedonisë dhe Shqipërisë në nivel shumë të lartë, ata kërkojnë të formohet një trup punues që do të funksionojë do të dorëzojnë raporte dhe do të kujdesen për masat dhe rekomandimet”, theksoi Kiril Pecakov – kryetar i Komunës së Ohrit.
Në seancën e 48-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, të mbajtur në Busan të Koresë së Jugut, UNESCO vendosi të mos e përfshijë rajonin e Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Sipas raportimeve për vendimin e korrikut 2026, Maqedonisë së Veriut i është lënë afat deri në vitin 2030 për të zbatuar masat e kërkuara. Raporti i radhës mbi progresin pritet të dorëzohet në fillim të shkurtit 2027./TV21/
