Numri i të vdekurve nga zjarret në bregdetin jugor të Turqisë mbetet katër, ndërsa zjarrfikësit po luftojnë me flakët prej disa ditësh, pas evakuimit të dhjetëra fshatrave dhe disa hoteleve.
Më shumë se 70 zjarre kanë shpërthyer këtë javë në provincat në brigjet e Egjeut dhe Mesdheut të Turqisë, si dhe në zonat e brendshme.
Avionët nga Rusia, Ukraina dhe Azerbajxhani kanë ardhur në ndihmë të Turqisë për shuarjen e flakëve.
Ministri i Pyjeve, Bekir Pakdemirli, tha se, zjarret kishin shpërthyer në 6 provinca, dhe zyrtarët premtuan se kushdo që është përgjegjës për zjarrvënien, do të vihet para përgjegjësisë.
Pakdemirli tha se zjarret vijojnë të jenë aktive në rajonin turistik të Mesdheut në Antalia dhe provincën turistike të Egjeut, Mugla./albeu.com