Arrestohet poseduesi i armës me të cilën u vetëvra aksidentalisht 13-vjeçari në Burrel

Policia ka arrestuar shtetasin P. S., 47 vjeç, banues në Kurbin, i cili është poseduesi i armës së zjarrit pushkë me të cilën dyshohet se është vetëvrarë 13-vjeçari një ditë më parë në Burrel.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur  në orët e para të mëngjesit datë 30.07.2021, ku në një stan në malin ‘Skëndërbeg’,  aksidentalisht dyshohet se u vetëvra me armë zjarri shtetasi R.K.,  13 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat,  arrestuan në flagrancë  shtetasin :

P. S., 47 vjeç, banues në Kurbin (poseduesi i armës së zjarrit pushkë me të cilën dyshohet se është vetëvrarë 13-vjeçari.)

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pushkë dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme./albeu.com

 


Shtuar 31.07.2021 10:25