U gjet i vdekur në stan, Policia: 13-vjeçari dyshohet të jetë vetëvrarë aksidentalisht

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Bashkinë e Burrelit, ku u gjet i vrarë me armë zjarri një 13-vjeçar.

Sipas policisë i mituri dyshohet të jetë vetëvrarë aksidentalisht në stan. Ai ka gjetur armën, dhe duke lozur me të, është vrarë.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Më datë 30.07.2021, në orët e para të mëngjesit, kemi marrë njoftim së në një stan në malin Skënderbeg” , territor i Bashkisë Burrel, dyshohet të jetë vetëvrarë aksidentalisht  me armë zjarri një i mitur 13- vjeçar.

Mënjëherë shërbimet e Policisë Kurbin dhe grupi hetimor janë nisur në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore.

Është njoftuar Komisariati i Policisë Mat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 30.07.2021 10:46