Flakët që kanë përfshirë fshatin Opar, në njësinë administrative Moglicë të Bashkisë Maliq, janë zgjeruar me shpejtësi dhe kanë prekur edhe dy banesa të pabanuara.
Zjarri vijon të përparojë në një zonë të mbuluar me shkurre dhe barishte, ndërsa ende nuk ka të dhëna për sipërfaqen e saktë të përfshirë nga flakët.
Të lidhura
None found
Ekipet zjarrfikëse janë angazhuar në terren dhe po punojnë për izolimin e vatrës, me synim ndalimin e përhapjes drejt banesave përreth dhe zonave të tjera.
Deri tani nuk janë raportuar persona të lënduar. Autoritetet vijojnë ndërhyrjen për neutralizimin dhe vënien nën kontroll të zjarrit.
