Kërçova pritet të bëhet me spital të ri pranë Kazermës, ndërsa qytetarët mbeten skeptikë pas 30 vitesh pritje

Qeveria ka paralajmëruar ndërtimin e një spitali të ri në Kërçovë, investim që do të kushtojë 22 milionë euro. Objekti planifikohet të ngrihet në hyrje të qytetit, përgjatë rrugës magjistrale dhe në afërsi të Kazermës.

Të lidhura

None found

Megjithatë, historia e gjatë e spitalit që mbeti i papërfunduar ka ngritur pikëpyetje nëse banorët e Kërçovës vazhdojnë t’u besojnë premtimeve të reja.

Një qytetar u shpreh skeptik, duke theksuar se objekti po ndërtohet prej 30 vitesh dhe se gjatë kësaj kohe janë ndërruar “100 qeveri”.

Një tjetër banor tha se beson në realizimin e projektit, ndërsa vendndodhjen e propozuar e vlerësoi si më të mirë dhe më të gjerë.

Një qytetar tjetër u shpreh i bindur se spitali do të ndërtohet “100%”, duke shtuar se përgjegjësit tashmë duhet të jenë ngopur “me të vjedhur e me gjithçka”.

Banorë të tjerë thanë se shpresojnë dhe besojnë në përfundimin e projektit. Të pyetur nëse vendndodhja më e përshtatshme është ajo e objektit të vjetër apo zona pranë Kazermës, ata vlerësuan se një spital i ri do të ishte më mirë të ndërtohej te Kazerma.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, bëri të ditur se marrëveshja me Bankën Botërore për zbatimin e projektit pritet të nënshkruhet brenda tre deri në gjashtë muajve.

Andovski deklaroi se synimi është që problemi të trajtohet seriozisht dhe të marrë një zgjidhje të qëndrueshme e funksionale. Sipas tij, plani i investimit është përllogaritur në 22.5 milion euro dhe parashikon ngritjen e një objekti të ri spitalor me kapacitet nga 80 deri në 120 shtretër. Spitali do të pajiset me aparaturë moderne medicinale dhe do të ofrojë kushte bashkëkohore për diagnostikim, shërbime specialistike dhe trajtim spitalor.

Objekti aktual, i ndërtuar prej dekadash por që nuk u vu asnjëherë në funksion, do të marrë një destinim tjetër. Kryetari i Komunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, tha se ai do të përdoret si shtëpi për të moshuar dhe për fëmijë me nevoja të veçanta. /tv21


holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortbetcio