Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se më 01.08.2026, në orën 12:30, efektivët e SPB Shkup arrestuan në Shkup V.H. (21), banues në fshatin Idrizovë të rrethinës së Shkupit.
Të lidhura
None found
Arrestimi pasoi denoncimin e bërë nga I.B. (44), sipas të cilit, më 31.07.2026, rreth orës 23:50, në fshatin Idrizovë, V.H. i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore djalit të tij 15-vjeçar. Ngjarja lidhet me një prishje të mëhershme të rendit dhe qetësisë publike.
Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, Njësiti për Krim të Dhunshëm pranë SPB Shkup do të parashtrojë kallëzim penal për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, të parashikuar nga neni 131 i Kodit Penal.
