VIDEO/ Trageti përfshihet nga flakët në Indonezi, pesë viktima dhe 41 persona të zhdukur

Një zjarr në një traget pasagjerësh në det, në Indonezi, ka shkaktuar vdekjen e pesë personave, ndërsa 41 të tjerë vijojnë të rezultojnë të zhdukur.

Të paktën 250 persona ndodheshin në bordin e tragetit KMP Mutiara Sentosa 2, sipas autoriteteve lokale. Flakët shpërthyen teksa anija po lundronte pranë ishullit Madura, në itinerarin nga Surabaya, qyteti i dytë më i madh i vendit, drejt Makassarit.

Të lidhura

None found

Agjencia Kombëtare e Kërkimit dhe Shpëtimit e Indonezisë njoftoi se sinjalizimi për zjarrin u bë nga kapiteni i tragetit. Menjëherë pas raportimit, ekipet e shpëtimit u drejtuan për në vendin e ngjarjes.

BBC raporton se informacioni për incidentin u mor rreth orës 08:24 me orën lokale. Ndërkohë, kompania e transportit kishte deklaruar se zjarri kishte nisur afërsisht mes orës 06:00 dhe 07:00.

Në videot e transmetuara nga mediat lokale shfaqen dhjetëra udhëtarë të pajisur me jelekë shpëtimi. Pamje të tjera tregojnë persona duke u larguar nga trageti, ndërsa prej tij ngrihen flakë dhe shtëllunga të dendura tymi.

Autoritetet konfirmuan më pas se zjarri kishte përfshirë thuajse të gjithë tragetin. Në pritje të ekipeve të shpëtimit, pasagjerët ishin grumbulluar në zonën e urës dhe në pjesën e përparme të anijes.

Për t’u shpëtuar flakëve, disa prej udhëtarëve u detyruan të hidheshin në det. Të tjerë qëndruan së bashku në grupe, të veshur me jelekë shpëtimi, derisa të mbërrinin anijet e ndihmës.

Kërkimet dhe operacioni i shpëtimit janë ende në vazhdim. Autoritetet po përpiqen të lokalizojnë personat e zhdukur, ndërsa po hetojnë edhe shkaqet e shpërthimit të zjarrit.


Shtuar 2.08.2026 14:28

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobet güncel girişgrandpashabetcasinolevantcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet giriş