Gjendja epidemiologjike në Gostivar vazhdon të jetë stabile, ndërsa institucionet përgjegjëse shëndetësore po e ndjekin atë në mënyrë të pandërprerë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Të lidhura
None found
Më 1 gusht janë kryer 57 ekzaminime të para të pacientëve, tri më pak se një ditë më herët, kur numri i tyre ishte 60.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është evidentuar asnjë shtrim i ri në spital.
Të dhënat e Ministrisë tregojnë se, që nga 1 gushti, në Gostivar janë raportuar gjithsej 1.041 raste me sëmundje infektive, ndërsa shërbimet shëndetësore kanë hartuar 734 anketa epidemiologjike.
