Maroku emërton një autostradë sipas Donald Trump, mirënjohje për qëndrimin ndaj Saharasë Perëndimore

Me urdhër të Mbretit Mohammed VI, autoritetet e Marokut kanë vendosur që një nga akset kryesore rrugore të vendit të mbajë emrin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Agjencia shtetërore e lajmeve MAP raportoi se aksi Tiznit-Dakhla do të emërtohet zyrtarisht “Autostrada Donald J. Trump”. Presidenti amerikan është njoftuar për këtë vendim nëpërmjet një letre të monarkut maroken, të datuar më 2 korrik.

Të lidhura

None found

Sipas shpjegimit të Mohammed VI, nisma përbën një shenjë mirënjohjeje për vendimin e marrë nga Trump në vitin 2020. Në atë kohë, SHBA njohu sovranitetin e Marokut mbi Saharanë Perëndimore, ndërsa Maroku normalizoi marrëdhëniet me Izraelin.

Aksi rrugor është rreth 1,055 kilometra i gjatë dhe cilësohet nga autoritetet marokene si infrastruktura më e gjatë rrugore në Afrikë. Projekti, i cili nuk është përfunduar ende tërësisht, kalon përmes Saharasë Perëndimore dhe bashkon qytetin e Tiznitit me Dakhla. Kostoja e tij përllogaritet në afro 850 milionë euro.

Donald Trump reagoi publikisht duke falënderuar Mbretin Mohammed VI për vlerësimin. Përmes një postimi në Truth Social, ai e përshkroi këtë vendim si një “nder të jashtëzakonshëm” dhe shprehu dëshirën që një ditë ta përshkojë autostradën në të gjithë gjatësinë e saj.

Sahara Perëndimore vijon të jetë territor i kontestuar, ndërsa Maroku dhe Fronti Polisario përplasen prej dekadash lidhur me statusin e rajonit.


Shtuar 2.08.2026 09:22

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort