Kolona të gjata në kufirin Mal i Zi–Kroaci, mërgimtarët presin mbi 15 orë pa ushqim e ujë

02.08.2026 – 08:33

Qindra bashkatdhetarë që po udhëtojnë drejt Kosovës për pushime kanë mbetur të bllokuar prej më shumë se 15 orësh në radhët disakilometërshe të krijuara në pikën kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Kroacisë.

Të lidhura

None found

Informacionet e siguruara nga media tregojnë se vonesat e mëdha janë shkaktuar nga probleme teknike gjatë verifikimeve në kontrollin kufitar, të cilat e kanë ngadalësuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve.

Shumë prej mërgimtarëve deklarojnë se kanë kaluar afërsisht 18 orë në kolonë dhe se po përballen me kushte të rënda gjatë pritjes.

Një mërgimtar, i cili kërkoi të mos identifikohej, tha se po presin prej më shumë se 18 orësh në mes të malit. Sipas tij, udhëtarët kanë mbetur pa ujë dhe ushqim, ndërsa në atë zonë nuk ka markete ku mund të furnizohen.

Ai kërkoi ndërhyrjen e institucioneve të Kosovës për të ndihmuar në kapërcimin e situatës dhe për ta lehtësuar qarkullimin në kufi.

Më herët ishte raportuar se bashkatdhetarët kishin kaluar mbi 12 orë të bllokuar në kolonën disa kilometra të gjatë në kufirin Kroaci–Mal i Zi.

Edhe në atë fazë, pengesat teknike në verifikimet e kryera gjatë kontrollit kufitar po ndikonin në ngadalësimin e trafikut.

Qindra mërgimtarë që po kthehen në atdhe i kanë treguar io-s përvojat e tyre, duke thënë se pritja kishte nisur që në mëngjes.

Në kushte anonimiteti, një bashkatdhetar deklaroi se kishte 12 orë në kolonë dhe se nuk e dinte sa ishte zgjatur radha pas tij. Ai tha se për të përshkuar 15 km deri në destinacion po prisnin që nga mëngjesi, ndërsa kritikoi dënimin e udhëtarëve pa e ditur arsyen e vonesave. Sipas tij, në radhë kishte fëmijë, të moshuar, gra dhe persona të sëmurë, ndërsa shumë prej tyre po qëndronin pa ushqim.


Shtuar 2.08.2026 08:47

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort