Meri Dika-Georgievska zgjidhet gjyqtare kushtetuese nga Kuvendi i RMV-së

Me 64 vota pro dhe pa asnjë votë kundër apo abstenim, Kuvendi i RMV-së zgjodhi sot Meri Dika-Georgievskën në detyrën e gjyqtares kushtetuese.

Të lidhura

None found

Pas votimit, Dika-Georgievska dha betimin solemn. Ajo është diplomuar për drejtësi në Fakultetin Juridik të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Në karrierën e saj profesionale, ajo ka ushtruar detyrën e gjyqtares në Gjykatën Themelore në Shkup, ka punuar si avokate dhe ka qenë pjesë e Gjykatës së Apelit.

Dika-Georgievska ka shërbyer gjithashtu si anëtare e Këshillit Gjyqësor gjatë periudhës nga viti 2012 deri në vitin 2018.


Shtuar 29.07.2026 18:41

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibom