Në orën 13:00 seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj dy personave të ndaluar për rastin e “Intelektualëve të Mitrovicës”

Abnora Luta, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ky institucion do t’i drejtohet gjykatës me një kërkesë për vendosjen e paraburgimit ndaj dy personave të arrestuar në Zubin-Potok.

Të lidhura

None found

Të njëjtit akuzohen për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Personat e ndaluar janë identifikuar me inicialet M.J. dhe M.B. Ata po hetohen në kuadër të zbulimit të një varreze masive në territorin e Zubin-Potokut, ku u gjetën eshtra njerëzish që mendohet se u takojnë 23 intelektualëve mitrovicas. Këta të fundit dyshohet se u vranë nga trupat serbe gjatë konfliktit të vitit 1999.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, me autorizimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe kërkesën e prokurorit përgjegjës, autoritetet ligjzbatuese kanë përfunduar fazat e zhvarrimit, ekzaminimit mjeko-ligjor dhe njohjes së mbetjeve mortore në vendin ku u gjet varri i përbashkët në Komunën e Zubin-Potokut.


Shtuar 29.07.2026 12:00

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibom