Mëngjesin e sotëm, një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer rreth orës 08:30, në një banesë private të vendosur në lagjen Qyteti Studenti. Të dhënat e para tregojnë se në momentin kur filluan flakët, brenda apartamentit gjendeshin një grua e ndarë dhe dy fëmijët e saj.
Për fat të mirë, të tre personat kanë mundur të evakuohen me shpejtësi dhe janë jashtë çdo rreziku për jetën.
Të lidhura
None found
Ata u transportuan në spital për një vizitë mjekësore, por nuk rezultuan me lëndime të shkaktuara nga zjarri apo thithja e tymit.
Si rezultat i djegies, apartamenti është përfshirë tërësisht nga zjarri dhe është kthyer në hi, duke u bërë i papërshtatshëm për banim.
Shkaqet e incidentit ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, megjithatë hetimet paraprake dyshojnë për një shkëndijë elektrike. Forcat e rendit kanë filluar menjëherë punën për të sqaruar rrethanat dhe origjinën e zjarrit.
