Korça tronditet, Skënderbeu mbetet pa qendërmbrojtësin titullar përpara startit të kampionatit

Skënderbeu përballet me një goditje të papritur në prag të sezonit të ri të Superiores. Marcos Ramos, shtylla e mbrojtjes korçare, ka zbuluar vetë përmes një postimi në Instagram se aventura e tij me klubin ka marrë fund.

Në një mesazh të gjatë dhe emocionues, mbrojtësi 27-vjeçar shpreh mirënjohje të thellë për Skënderbeun, duke theksuar se veshja e fanellës kuqeblu ishte një nder dhe një eksperiencë që do ta mbajë përgjithmonë në zemër.

Të lidhura

None found

Ai i kushtoi një vëmendje të veçantë tifozërisë, e cila e priti me ngrohtësi, respekt dhe mbështetje që nga dita e parë, duke e bërë të ndihet si në shtëpi dhe duke luajtur një rol kyç në udhëtimin e tij me ekipin.

Gjatë qëndrimit në Korçë, Ramos grumbulloi 77 ndeshje, duke shënuar 1 gol dhe dhënë 1 asist. Karriera e tij në Shqipëri përfshin gjithashtu eksperienca me Egnatian dhe Burrelin.

Lojtari e mbylli mesazhin duke njoftuar se tani hapet një rrugë e re për të, por kujtimet, miqësitë dhe respekti do të ruhen përjetësisht. Ai uroi që Skënderbeu dhe baza e tij e pasionuar e tifozëve të vazhdojnë të korrin suksese të mëdha.


Shtuar 29.07.2026 11:28

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibom