Prokuroria Speciale e Kosovës do të paraqesë sot kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të ndaluar në Zubin Potok, të cilët akuzohen për krime lufte kundër civilëve.
Të lidhura
None found
Lajmin e bëri të ditur Arbnora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale.
Të arrestuarit, të identifikuar me inicialet M.J. dhe M.B., u vunë në pranga pas zbulimit të një varreze masive në Zubin Potok, ku dyshohet se ndodhen eshtrat e 23 intelektualëve mitrovicas, të vrarë nga trupat serbe gjatë luftës së vitit 1999.
Në bazë të kërkesës së Prokurorisë Speciale dhe vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, autoritetet kompetente kanë nisur procedurat e zhvarrosjes, autopsisë dhe identifikimit të mbetjeve mortore në një vendndodhje brenda territorit të Komunës së Zubin Potokut.
