Shitet një prej modeleve më të rralla Mercedes G-Class të prodhuara ndonjëherë

Edhe përpara se AMG të integrohej si divizioni zyrtar i performancës i Mercedes-Benz, të dyja kompanitë kishin nisur bashkëpunimin për të prodhuar modele më ekskluzive dhe me fuqi të shtuar.

Të lidhura

None found

Një prej këtyre modeleve ishte Mercedes G-Class 500 GE V8 AMG, një variant i veçantë i G-Class i cili u prezantua në vitin 1993.

Prodhimi i tij u kufizua në vetëm 446 kopje.

Së fundmi, një nga këto automjete u shit në një ankand të RM Sotheby’s për më shumë se 143,000 dollarë. Ky shembull ka një histori mjaft interesante, pasi që u porosit i ri nga Princi Saudit Sultan Bin Abdulaziz Al Saud, i cili e personalizoi në fabrikë përmes disa kërkesave të veçanta.

Modeli i ankanduar mban numrin e shasisë 1669 dhe doli nga linja e prodhimit më 28 korrik 1993.

Historia e kësaj AMG G-Class nuk kufizohet vetëm te rrallësia e saj. Pronari fillestar kërkoi një konfigurim të personalizuar, duke filluar me karrocerinë e lyer në ngjyrën Avantgarde Green, e cila shënohet në dokumentet zyrtare të Mercedes si një porosi speciale.


Shtuar 29.07.2026 10:26

Tags:
holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibom