Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së hënës në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes së fortë, njëra prej makinave është përmbysur në rrugë. Nga aksidenti, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, një tjetër person është nxjerrë me vështirësi nga automjeti nga efektivët e Policisë, të cilët ndërhynë menjëherë në vendngjarje.
Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa policia po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
