E moshuara proteston para Kryeministrisë: Rama, Belinda dhe Saliu në burg, Berisha t’u hapë rrugën të rinjve

Nga protesta e zhvilluar përpara Kryeministrisë, një e moshuar iu drejtua me kritika klasës politike, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime brenda opozitës. Në fjalën para pjesëmarrësve, ajo akuzoi Ramën, ndërsa ish-kryeministrit Sali Berisha i bëri thirrje që t’u krijojë hapësirë figurave të reja në politikë.

Sipas saj, kreu i qeverisë nuk gëzon më besimin e qytetarëve. Krahas akuzave ndaj kryeministrit, e moshuara përcolli edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Të lidhura

None found

Gjatë tubimit u dëgjuan gjithashtu slogane kundër politikanëve, mes tyre edhe thirrja “Rama, Belinda e Saliu në burg”.

“O Edi Rama, ore hutaq, nuk bëhet me kërbaç! Nuk është e thënë se ne do të largohemi, pa të larguar ty! Por një gjë do ta themi, ashtu siç është për t’u thënë; po pse të japim besën ty Edi Rama? Kur ti tradhton shokun e ngushtë dhe i merr gruan. Nuk ka malësor që të jep besën ty! Berishës i them dy fjalë; hape krahun sa më parë shijoje pensionin tënd, dhe jepi të rinjve mundësi. Po nuk e dhe ti dorëheqjen nuk ikën ai”, tha ajo.


holiganbetJojobetPusulabet girişimajbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetjojobetbetwooncasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın al