Kurti tregon çfarë diskutoi me ministrin francez Benjamin Haddad

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me ministrin e Deleguar për Europën të Republikës Franceze, Benjamin Haddad.

Kurti bëri të ditur se gjatë ditës janë firmosur pesë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Francës, të cilat synojnë zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në disa sektorë të rëndësishëm.

Të lidhura

None found

Në një postim në Facebook, ai deklaroi se vizita e ministrit Haddad pason drekën e punës që kishte zhvilluar më 17 mars me presidentin Emmanuel Macron në Pallatin Elize, si dhe angazhimin e përbashkët për fuqizimin e raporteve mes dy shteteve.

Sipas Kurtit, ky zotim u konkretizua me pesë marrëveshjet e nënshkruara nga Kosova dhe Franca. Marrëveshja për ekstradim dhe ajo për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale pritet të forcojnë bashkërendimin mes institucioneve të drejtësisë në luftën kundër krimit dhe garantimin e llogaridhënies.

Ai sqaroi se marrëveshja për kredi në vlerën e 60 milionë eurove, së bashku me krijimin e Komitetit Francë–Kosovë, do të ndihmojnë investimet në infrastrukturë, përgatitjen dhe zhvillimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, si edhe trashëgiminë e tyre afatgjatë. Ndërkohë, marrëveshja administrative për mësimdhënien e frëngjishtes do të shtojë mundësitë për mësimin e kësaj gjuhe dhe do ta afrojë më shumë Kosovën me hapësirën frankofone.


Shtuar 27.07.2026 18:09

holiganbetJojobetPusulabet girişimajbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetCasibomCasibomjojobetbetwooncasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın al