Shorti për ndeshjet e para të sezonit të ri 2026/27 në Superligën e Kosovës tashmë është hedhur.
Të lidhura
None found
Që në nisje, futbolldashësit do të kenë mundësi të ndjekin disa duele mjaft interesante.
Përballja kryesore pritet të jetë ajo ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit, ndërsa një sfidë e fortë parashikohet edhe mes Dritës dhe Llapit.
Skuadra e sapopromovuar, Vushtrria, do ta presë Malishevën, teksa Gjilani do të udhëtojë për t’u përballur me Feronikelin ’74. Çifti tjetër i kësaj xhiroje përbëhet nga Drenica dhe Dukagjini.
Stinori vjeshtor do të nisë më 15 gusht dhe do të mbyllet më 20 dhjetor.
