Rama reagon pas tragjedisë në Berlin: Dënojmë çdo formë dhune, solidaritet me Gjermaninë

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e së shtunës kryeqytetin gjerman, ku gjatë paradës së Krenarisë “Christopher Street Day” një automjet i drejtuar nga një individ u përplas mbi pjesëmarrësit në zonën Tiergarten. Bilanci paraprak flet për një viktimë dhe të paktën 16 persona të plagosur.

Kryeministri Edi Rama shprehu menjëherë solidaritetin e Shqipërisë përmes një postimi në platformën X, duke theksuar se vlerat demokratike nuk mund të cenohen nga akte tilla. “Jam thellësisht i trishtuar nga lajmi tragjik që vjen nga Berlini. Në emër të Qeverisë së Shqipërisë, i shpreh solidaritetin tonë të përzemërt Gjermanisë dhe popullit gjerman. Nuk mund të ketë tolerancë për urrejtje, dhunë apo ekstremizëm në asnjë formë. Ato kërcënojnë jo vetëm sigurinë e qytetarëve tanë, por edhe vetë vlerat që mbajnë demokracitë tona të bashkuara. Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër tyre, me vendosmëri dhe pa hezitim. Mendimet e mia janë me familjen e viktimës dhe u uroj shërim të plotë dhe të shpejtë të gjithë atyre që u plagosën. Shqipëria qëndron me Gjermaninë,” shkroi ai.

Të lidhura

None found

Mijëra qytetarë ishin mbledhur në aktivitetin e Krenarisë së Berlinit në momentin e incidentit. Autoritetet gjermane po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e plota të këtij sulmi.


holiganbetJojobetBetpasPusulabet girişPusulabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetstarzbetStarzbetjojobetbetwooncasibomcasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escort