Arsenali, në garë të beftë për të siguruar yllin e Real Madridit, Vinicius Junior

Arsenali, fituesi i Ligës Premier, ka hyrë papritur në garë për të marrë shërbimet e Vinicius Junior nga Real Madridi gjatë kësaj vere.

Bazuar në burimet e The Athletic, gjiganti anglez po vlerëson mundësinë për të transferuar brazilianin, në rast se ai nuk gjen gjuhën e përbashkët për një kontratë të re me Real Madridin.

Të lidhura

None found

Sipas raportit, Arsenali ka shënjuar 26-vjeçarin si një prej objektivave të saj për repartin e sulmit, por interesi është ende në fazat e para.

Ende nuk janë zhvilluar diskutime zyrtare mes klubeve dhe nuk është e sigurt që lëvizja do të ndodhë. Vinicius ndodhet në vitin e fundit të marrëveshjes me Real Madridin, ndërsa bisedimet për rinovimin janë ende pezull.

Real Madridi, sipas burimeve, heziton të marrë rrezikun që ta humbasë pa pagesë, sidomos duke marrë parasysh një shpërblim të majmë besnikërie që ai do të merrte sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi brazilian regjistroi një tjetër sezon të frytshëm, duke realizuar 22 gola në të gjitha kompeticionet dhe duke shënuar katër herë në pesë ndeshje gjatë Kupës së Botës 2026.

Që nga kalimi i tij nga Flamengo te Real Madridi në vitin 2018, Vinicius ka grumbulluar 375 paraqitje, duke realizuar 128 gola dhe duke shërbyer 100 asistime për kampionët spanjollë.

Vlera e kartonit të tij në treg llogaritet rreth 140 milionë euro, por nëse Real Madridi zgjedh ta nxjerrë në shitje, Arsenali mund ta përfitojë me një çmim më të leverdishëm për shkak se kontrata e tij po afron fundin.


matbetholiganbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişİmajbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetjojobetbetwooncasibomcasibomcasibomgrandpashabet