Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Brikena Selmani, ka qenë pjesë e “Top Arena”, ku ka patur një rubrikë të saj dhe çdo mbrëmje ka patur të ftuar të ndryshëm.
Pas përfundimit të programit sportiv, Brikena ka dhënë një intervistë për “She’s on Air” në Top Albania Radio. E pyetur se si i është dukur ky rrygëtim, ajo u shpreh se është shumë e lumtur dhe se ka mësuar shumë.
Më pas tregoi se kënga e saj nuk do të dalë tani së shpejti, por brenda verës.
Të lidhura
None found
“Top Arena” mbaroi, si iu duk ky rrugëtim?
Brikena: Unë jam shumë e lumtur për këtë rrugëtim se kam mësuar shumë. Ka qenë eksperienca ime e parë dhe ja kam dalë shumë mirë. Faleminderit të gjithëve që më kanë mbështetur, shikuar. Jam shumë e lumtur që kam bashkëpunuar me Manushin, Mateon, Françeskën dhe të gjithë ekipin e “Top Arena”. Është vërtetë një ekip i madh që tërë kohës përkushtohet dhe nxjerr më të mirën për ne. Një gjë tjetër që kam thënë¸është se do të publikoj këngën time, por që kënga ime nuk do të publikohet tani, po më vonë.
