Në bazën e KFOR-it, Camp Film City në Prishtinë, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, komandant i forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, mirëpriti gjeneralmajorin Alexander Krone, i cili udhëheq Divizionin e Parë të Blinduar gjerman.
Të lidhura
None found
Bisedimet u përqendruan në gjendjen e sigurisë në rajon, bëri të ditur KFOR-i, teksa gjeneralmajor Ulutas theksoi edhe një herë angazhimin e palëkundur të misionit për të mbajtur një ambient paqësor e të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës, pa anësi dhe në vijimësi.
Gjithashtu, gjatë takimit, komandanti i KFOR-it paraqiti operacionet e vijueshme dhe objektivat kryesore të forcës ndërkombëtare.
Gjeneralmajor Ulutas shfrytëzoi rastin për të falënderuar Gjermaninë për ndihmesën e saj jetësore dhe të vazhdueshme ndaj misionit të KFOR-it në Kosovë.
