Barcelona konfirmon dëmtimin serioz të Frenkie de Jong

Frenkie de Jong ka pësuar këputje të ligamentit medial kolateral në gjurin e djathtë, ka njoftuar Barcelona. Për shkak të këtij dëmtimi, mesfushori do të mungojë për disa javë.

Pas shqetësimeve të ndiera në gju gjatë paraqitjeve me Holandën në Kupën e Botës 2026, De Jong kreu ekzaminime të mëtejshme. Në ndeshjet e fundit të turneut, ai ishte parë gjithashtu duke luajtur me një mbrojtëse në gju.

Të lidhura

None found

Futbollisti ishte paraqitur në qendrën stërvitore “Joan Gamper” disa ditë përpara rikthimit zyrtar të skuadrës, me qëllim që të kryente kontrollet mjekësore për problemin që e kishte shoqëruar gjatë Botërorit.

Sipas klubit katalanas, 29-vjeçari nuk do të operohet. Rikuperimi i tij do të bëhet përmes një programi rehabilitimi të mbikëqyrur nga stafi mjekësor.

Mungesa e holandezit përbën një goditje për trajnerin Hansi Flick, i cili do ta fillojë sezonin pa një prej elementeve kryesore të repartit të mesfushës.

Pavarësisht kësaj situate, mediat spanjolle raportojnë se Barcelona nuk ka ndërmend të ndryshojë planet për afatin kalimtar dhe nuk do të dalë në kërkim të një zëvendësuesi për De Jong.

Drejtuesit vlerësojnë se skuadra ofron alternativa të mjaftueshme, mes tyre Pedri, Gavi, Dani Olmo, Fermín López dhe Marc Bernal. Në rast nevoje, në mesfushë mund të përdoren edhe Eric García dhe Andreas Christensen.

Për De Jong, ky është dëmtimi i radhës, pasi gjatë dy sezoneve të fundit ai është përballur vazhdimisht me probleme fizike.


Shtuar 23.07.2026 23:45

matbetmatbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetStarzbetJojobetJojobetjojobet güncel girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet