Gjesti fantastik i Eric Garcias që po bën xhiron e botës – ndërsa shokët festonin, ai parandaloi golin e Argjentinës

Spanja është kurorëzuar si fituesja e re e Kupës së Botës në futboll. Në një finale dramatike të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara, skuadra iberike triumfoi 1-0 ndaj Argjentinës pas kohës shtesë, duke siguruar trofeun më të çmuar të këtij sporti.

Gjithçka u vendos në minutën e 106-të, kur Ferran Torres realizoi golin që dha titullin. Argjentina nuk arriti ta ruante kurorën e fituar në vitin 2022 në Katar, teksa Spanja riktheu lavdinë e saj të vitit 2010.

Të lidhura

None found

Por një filmim që po qarkullon gjerësisht ka rrëmbyer gjithë vëmendjen e publikut. Në të shihen të gjithë lojtarët spanjollë, me përjashtim të njërit, duke festuar në mënyrë të shfrenuar golin e shënuar.

Teksa bashkëlojtarët e “La Rojas” nga fusha dhe stoli u vërsulën drejt Torres në një shpërthim euforie, një prej tyre vrapoi në kah të kundërt me një seriozitet të plotë.

Protagonisti i kësaj skene të pazakontë ishte Eric Garcia. Mbrojtësi spanjoll veproi kështu për të penguar Argjentinën që të përfitonte nga largimi masiv i lojtarëve nga terreni dhe të ekzekutonte një rivënie të shpejtë nga qendra, duke synuar portën e pambrojtur.

Garcia u aktivizua në fushë vetëm gjashtë minuta para golit, dhe 21 minutat e tij në finale përbënin të vetmen paraqitje në këtë Kupë Bote. Pavarësisht minutazhit modest, kjo nuk e pengoi të realizonte një veprim që do të mbetet i paharrueshëm.


matbetmatbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetStarzJojobetStarzbetjojobet güncel girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet